Ujë e sapun! Adrola Dushi publikon foto nga pishina, vëmendjen e merr pamja natyrale e saj

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 12:02
Ujë e sapun! Adrola Dushi publikon foto nga pishina, vëmendjen e merr pamja natyrale e saj

Adrola Dushi njihet si një ndër vajzat më të bukura shqiptare, falë bukurisë natyrale që modelja ka. Postimet e saj në Instagram marrin pëlqime dhe komente pozitive pafund për tiparet dhe trupin që ka.

Ditën e sotme, Adrola ka ndarë një foto me ndjekësit e saj, në të cilën shihet duke pozuar nga pishina. Zeshkanja seksi shfaqet e veshur me të zeza, teksa tregon barkun e sheshtë e të tonifikuar.

Mirëpo ndjekësit vunë re një tjetër detaj: Dushi shihet ujë e sapun, pasi nuk ka përdorur asnjë “grimcë” make up-i. Lëkura e pastër dhe e shkëlqyeshme, si dhe vetullat e buzët e plota, bien në sy menjëherë.

Pak kohë më parë, Adrola tregoi se të jesh një nënë beqare është e vështirë, e sidomos kur i biri, Troi e pyet “pse?”.

Modelja tha në atë kohë: “Përgjigjja ime është kjo që ‘kur unë e kam marrë atë vendim, ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona’. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”.

(Kosova Sot Online)