Pas Capital T edhe Dafina anulon pjesëmarrjen në Festivalin e Korçës

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 14:53
Pas Capital T edhe Dafina anulon pjesëmarrjen në Festivalin e Korçës

Ardhja e artistit serb, Goran Bregovic për të kënduar në Festivalin e Birrës n՞ Korçë  ka bërë zhurme të madhe në media.

Artistë të shumtë shqiptarë kishin për të përformuar në këtë festival që do të mbahet në Shqipëri.

Por me të mësuar se mysafir nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte Bregovic, këngëtarja  Dafina Zeqiri  e ka tërhequr pjesëmarrjen.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.

Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “e anuluar”, ku konfirmon që ajo nuk do të përformojë.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe reperi, Capital T i cili ka pasur që ta bëjë hapjen në këtë eveniment, por që e kishte anuluar performancën e tij me të dëgjuar për ardhjen e artistit serb.

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar ai.

Reagime për ardhjen e tij ka pasur edhe nga shumë artist shqiptar si, Noizy, Big Basta, Vesa Luma, Besa Kokëdhima e shumë të tjerë.

(Kosova Sot Online)