“Të vjen për të vjellë”, Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës! Genc Prelvukaj për zyrtarët bashkiakë të Korçës: Nuk ia shqiptojnë korrekt as mbiemrin

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 16:04
“Të vjen për të vjellë”, Goran Bregoviç në Festivalin e Birrës! Genc Prelvukaj për zyrtarët bashkiakë të Korçës: Nuk ia shqiptojnë korrekt as mbiemrin

Këngëtari kosovar, Genc Prelvukaj, është njëri nga artistët që ka reaguar ashpër për ardhjen e Goran Bregoviç në Korçë.

Prelvukaj përmes një statusi në rrjetet sociale u shpreh se nuk ka kurrëfar logjike ftesa për të nga zyrtarët bashkiakë të Korçës, pasi me të njejtin buxhet do të merrnin artistë të huaj me një karrierë shumë të suksesshme.

“Për ironi, dje paskan dalë edhe disa gazetare dhe një drejtor institucioni, rrugaçë të pushtetit, për ti fryrë më shumë zjarrit . Surrogatë të paedukatë që nuk e kanë hall të shkelin mbi dinjitetin e shqiptarëve për pak lekë e pushtet”, shtoi tutje Prelvukaj.

POSTIMI I TIJ PA NDËRHYRJE:

Krijimet e Goran Bregović-it nuk njihen më as nga serbet nën moshën 40 vjec. Në Mal të Zi, Kroaci dhe Maqedoni përveç brezit të vjetër as që dihet ekzistenca e tij. Rreth 99% e popullsisë shqiptare nuk e ka pasur idenë se kush është deri tani. Ndërsa Bashkia e Korçës e thërret për të performuar kryesisht para një audience nga 18-35 vjeç, që shijet i kanë tërësisht tjera nga ajo çfarë prodhon ai. Gjithnjë, kur me të njejtin buxhet kishin marrë artistë të huaj, me vite drite larg për nga cilësia dhe ndikimi. Në këtë sens cila është logjika e ftesës së tij?

Shërbimi informativ serb është i tmerrshëm. Po i hape rrugë të fut në kthetra rëndë. Shembulli me i mirë është kur emisaret e tyre themeluan Partinë Komuniste, shtynë në luftë civile Shqipërinë, gjetën një internacionalist qesharak dhe e futen vendin në 47 vite izolim. Dhe pastaj me Shqiptarët tjerë e patën shumë më lehtë.

Për ironi, dje paskan dalë edhe disa gazetare dhe një drejtor institucioni, rrugaçë të pushtetit, për ti fryrë më shumë zjarrit . Surrogatë të paedukatë që nuk e kanë hall të shkelin mbi dinjitetin e shqiptarëve për pak lekë e pushtet.

Mos të harroj faktin se, duke filluar nga zyrtarët bashkiakë të Korçës e deri tek servilet e pushtetit, Goran Bregović-it nuk ia shqiptojnë korrekt as mbiemrin. Aq e njohin artisin në fjalë që e mbrojnë me fanatizëm, në emër të qytetarisë, që kur e sheh nga kush mbrohet të vjen për të vjellë.

(Kosova Sot Online)