Zyrtarisht miliardere, Rihanna tregon si ndihet pasi u shpall këngëtarja më e pasur në botë!

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 17:27
Zyrtarisht miliardere, Rihanna tregon si ndihet pasi u shpall këngëtarja më e pasur në botë!

Para pak ditësh, Rihanna hyri zyrtarisht në grupin e miliarderëve. Sipas “Forbes” pasuria e saj ka arritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë edhe këngëtarja femër më e pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

Rihanna ka fituar 1.4 milionë dollarë vetëm nga kompania Fenty Beauty, ku ka 50% të aksioneve. Pjesa tjetër e pasurisë, rreth 270 milionë dollarë ajo i ka fituar nga karriera e saj artistike si këngëtare dhe aktore, së bashku me shitjet nga linja e të brendshmeve, Savage x Fenty.

Së fundmi, ajo është pyetur nga fotografi i “247Paps.TV”, se çfarë do të thotë për të që ka marrë epitetin e miliarderes, ndërsa këngëtarja i ka dhënë një përgjigje të shkurtër dhe mjaft domethënëse: “Zoti është i mirë”.

Sipas “Forbes” Rihanna ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me “Fenty Beauty” jo vetëm për shkak të famës së saj, por edhe produkteve të shumëllojshme. Vetëm një fondatinë vjen në 50 lloje të ndryshme ngjyrash për të gjitha gratë. Një sipërmarrje e përbashkët 50-50 me konglomeratin luksoz francez LVMH, i cili gjithashtu zotëron markat e grimit si Sephora, Fenty Beauty, thuhet se ka fituar 550 milionë dollarë gjatë vitit të parë kalendarik në 2018, duke mposhtur linjat e tjera të famshme si Kylie Cosmetics të Kylie Jenner dhe KKW të Kim Kardashian West.

Linja Savage x Fenty po ashtu ka rezultuar një sukses, duke mbledhur 115 milionë dollarë në shkurt të vitit të shkuar. Kompania, e themeluar po ashtu në vitin 2018, është një ndërmarrje e përbashkët me TechStyle Fashion Group, ku Rihanna ka 30% përqind të aksioneve.

(Kosova Sot Online)