Paskan shije të ngjashme! Dua Lipa dhe Nora Istrefi zgjedhin të njëjtat bikini për pushime

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 10:04
Paskan shije të ngjashme! Dua Lipa dhe Nora Istrefi zgjedhin të njëjtat bikini për pushime

Dua Lipa prej javësh ka nisur pushimet, të cilat po i shijon në maksimum. Për disa ditë me radhë ajo ndodhej në Shqipëri së bashku me të dashurin, Anwar Hadid dhe familjarë të tjerë të saj. Së fundmi, Dua është arratisur në një tjetër destinacion, të cilin nuk e ka zbuluar ende. Megjithatë ajo ka ndarë herë pas here në rrjete sociale foto nga pushimet e saj, që këtë herë duket se po i kalon me një grup të madh shoqëror.

Në njërin nga postimet e fundit ajo shihet duke pozuar në një pishinë, teksa shfaqet veshur me një palë bikini në ngjyrë blu. Këto bikini tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, sepse është një nga modelet dhe ngjyrat më të veçanta që kemi parë gjatë këtij sezoni.

Por duket se pikërisht këtë model nuk e ka pëlqyer vetëm Dua. Edhe Nora Istrefi ka zgjedhur të njëjtat rroba banje për pushimet e saj të verës. Ajo ka postuar në Instagram, një fotot të saj, teksa shihet e veshur me të njëjtat bikini si Dua.

Mesa duket ky model është i preferuari i vajzave të famshme dhe mund të themi si Duas po ashtu edhe Norës ju rrinë perfekt në trup. Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse të dyja kujdesen në maksimum për trupin dhe rezultat janë më së të dukshme në format e tyre që janë për t’u pasur zili.

(Kosova Sot Online)