Shemi i Ilirëve: Bregoviqin e kam takuar në Lipjan, ka respekt për kosovarët

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 08:39
 Shemi i Ilirëve: Bregoviqin e kam takuar në Lipjan, ka respekt për kosovarët

Ftesa që Goran Bregoviq të këndojë në festën e birrës në Korçë ka ngjallur reagime të shumta në vend, megjithatë, pavarësisht kësaj ftesa nuk është anuluar.

Por ka edhe të tillë që pajtohen me ftesën që Bashkia e Korçës i kanë bërë Bregoviqit.

Artisti Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët” ka thënë se e njeh personalisht Bregoviqin.

“Unë e njoh atë personalisht. Groan Bregovciqin e kam njoftuar në Lipjan dhe kam kënduar aty këngë amerikane, angleze. Kur e kryem më tha, s’ka me melosin shqiptar, ai mu, si në pëshpëritje”, tha Shemi.

Ai më tej tha se Bregoviqi nuk është nacionalist.

“Unë po ju them se ka respekt për kombin tone. Për të fundit here me të jam takuar paralufte, paslufte jo. Aq sa unë e njoh Goran Bregoviqin, ka një respekt për kombin shqiptar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)