“S’ka ma lezet se me hongër bukë e pite”, Linda Halimi shkruan për pushimet në Kosovë

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 10:33
“S’ka ma lezet se me hongër bukë e pite”, Linda Halimi shkruan për pushimet në Kosovë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka tash e sa javë që është kthyer nga ShBA-ja në trevat shqiptare.

E duke pasur parasysh që u rikthye në Kosovë pas një kohe të gjatë, përkatësisht te familja e saj në Viti, Linda duket t’ia ketë kaluar një kohë vërtet të bukur gjatë qëndrimit këtu.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur vet përmes një statusi të publikuar në InstaStory, ku shkruante se gjatë vizitës në Kosovë është kënaqur duke ngrënë ushqime të shijshme tradicionale.

“S’kish më lezet se më ngrënë bukë e pite të vendit tënd. Jam kënaqur në Kosovë/Shqipëri”, ka shkruar këngëtarja nga Vitia në IntstStory.

(Kosova Sot Online)