Çfarë i ndodhi? Fifi shfaqet me maskë oksigjeni dhe alarmon gjithë fansat

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 12:20
Çfarë i ndodhi? Fifi shfaqet me maskë oksigjeni dhe alarmon gjithë fansat

Fifi duket se po kalon një moment të vështirë me gjendjen e saj shëndetësore. Këngëtarja ka postuar në Instagram një video të shkurtër të saj, në të cilën shfaqet me një maskë oksigjeni. Ajo duket disi e lodhur në fytyrë, teksa tregon se nuk mundet të marrë frymë.

“Dua zërin tim mbrapsht, dua të marr frymë”, shkruan ajo përkrah videos.

Këngëtarja nuk ka treguar se çfarë i ka ndodhur dhe kjo video ka alarmuar gjithë fansat e saj. Shpresojmë që Fifi të zbulojë së shpejti gjendjen e saj shëndetësore dhe gjithçka të kalojë sa më mirë.

Po ashtu disa javë më parë ajo i shqetësoi të gjithë, pasi u pa duke qarë në rrjete sociale ndërsa dëgjonte këngën “Jetike” të Semi Jaupaj. Këtë video shumë e përkthyen si një dhimbje për shkak të humbjes së dashurisë, por vetë këngëtarja nuk preferoi të jepte detaje.

Më pas gjatë një interviste virtuale me ndjekësit, Fifi sqaroi se si qëndron ë vërteta pas kësaj videoje. Dikush e pyeti nëse ajo u prek vërtetë prej këngës, apo për shkak të dhimbjes që ndjen nga dashuria.

“Kom kajt per dashni jo per dhimbje. Kom kajt per eren e trupit te atij qe m’kishte ngel ne rroba .. P.s. per ju mediat e rrespektume .. une s’kam humb asnji njeri … perkundrazi une jam super e Lumtur Jeni tu shpif masivisht Edhe po i jepni vemendje kot nje situate qe eshte ZERO E VERTETE dhe s’ka lidhje me mu as me jeten tem .. Ju dua Perjetesisht”, u përgjigj Fifi.

(Kosova Sot Online)