Jennifer dhe Ben gati për të lëvizur në një shtëpi të përbashkët, çifti gjen një vilë gjigante me çmim marramendës

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 10:36
Jennifer dhe Ben gati për të lëvizur në një shtëpi të përbashkët, çifti gjen një vilë gjigante me çmim marramendës

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë nisur të kërkojnë gjithandej për një shtëpi të re, sepse kanë vendosur përfundimisht që të blejnë një ambient të përbashkët. Ata kanë parë në gjithë zonën e Los Angeles dhe duket se një shtëpi ju ka tërhequr më së shumti vëmendje.

Është një vilë në Beverly Hills, e cila thuhet se kushton plot 85 milionë dollarë. Shtëpia kryesore është 38,000 metra katrorë dhe ka 12 dhoma gjumi, 24 banjo, një kompleks sportiv të brendshëm i kompletuar me një fushë basketbolli dhe unazë boksi, një pishinë masive. Ka gjithashtu një shtëpi vetëm për mysafirët dhe një shtëpi për kujdes. Ka parkim për 80 mysafirë.

Më pas çifti shkuan edhe në një hapësirë në San Fernando Valley, ku panë një shtëpi e cila është në pronësi të Ron Burkle dhe kushton 40 milionë dollarë. Shtëpia shtrihet në një tokë prej 5 hektarë dhe ka një fushë golfi.

Fakti që ata po shikojnë një shtëpi gjigante veçanërisht si ajo në Beverly Hills, është një tjetër provë se ata do të lëvizin bashkë në të njëjtën shtëpi. Jennifer ka një shtëpi në Bel Air, e cila është e preferuara e saj, kështu që arsyeja e vetme pse jo lëviz është për të pasur më shumë hapësirë. Ndërsa Ben ka një shtëpi në Pacific Palisades.

(Kosova Sot Online)