Kundër Goran Bregoviçit në Korçë, por ja sa kushton një biletë për ata që duan të dëgjojnë nga afër këngët e tij

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 11:42
Kundër Goran Bregoviçit në Korçë, por ja sa kushton një biletë për ata që duan të dëgjojnë nga afër këngët e tij

Festa e birrës në Korçë do të mbahet në datat 18-22 gusht.

Tanimë dihet që Goran Bregoviq do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.

Tani është bërë e ditur se këngëtari boshnjak me identitet serb nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar.

Bileta më e lirë për të dëgjuar Goran Bregoviq do jetë 8 euro ( një mijë lekë ), që i bie në zonën poshtë skenës, ndërsa afër këngëtarit, ende nuk është bërë e ditur nga faqja ku dhe po shiten këto bileta.

Ardhja e Bregoviqit në Shqipëri është kundershtuar nga pjesa më e madhe, por që Bashkia e Korçës u shpreh se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha, dhe se sipas tyre në këtë rasti arti po përzihet me politikë.

(Kosova Sot Online)