E kemi parë në filmat turq, aktorja pranon publikisht origjinën shqiptare! Moderatori turk: Shqiptarët janë…

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 13:43
E kemi parë në filmat turq, aktorja pranon publikisht origjinën shqiptare! Moderatori turk: Shqiptarët janë…

Aktorja, Pelin Karahan, ka pranuar pak ditë më parë se është me origjinë shqiptare. Teksa ishte e ftuar në një emision, Pelin tregoi se është lindur dhe rritur në Ankara, por gjyshja e saj është shqiptare.

“Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes,”- tha aktorja, e njohur për rolin e saj në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”.

Gjatë bisedës, moderatori zbuloi se i njeh mirë shqiptarët dhe zakonet e traditat e tyre, pasi bashkëshortja e tij është po ashtu shqiptare.

“I thonë Albania. Në fakt, Shqipëtarët kanë një emër që më pëlqen shumë. Iliria. Edhe gruaja ime është shqiptare. 100%,”- tha ai.

Ndërkohë, një tjetër i ftuar në studio e pyeti: “A janë shqiptarët këmbëngulës siç thonë?”.

“Shqiptarët janë pak këmbëngulës. Janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Gratë janë shumë të besueshme dhe të drejta,”- u përgjigj ai.

Pelin është 36 vjeç dhe prej shtatë vitesh është e martuar me Bedri Guntas. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2014. Ata janë bërë prindër të dy djemve: Ali demir, i cili erdhi në jetë në vitin 2014, si dhe Can Eyup, i cili lindi në vitin 2017.

(Kosova Sot Online)