Pas shtatë muajsh Stresi rikthehet në Shqipëri, reperi kërcënon hapur gjithë armiqtë

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 14:49
Pas shtatë muajsh Stresi rikthehet në Shqipëri, reperi kërcënon hapur gjithë armiqtë

Stresi ka 7 muaj që ndodhet larg Shqipërisë, për shkak se i është arratisur policisë. Këto kohë reperi ka jetuar në Londër së bashku me miqtë e tij dhe duket se më në fund ka vendosur të rikthehet në Shqipëri.

Në një postim në Instagram ai shprehet se 7 muaj kaluan shumë shpejt për të dhe se do të vijë brenda muajit gusht në Shqipëri. Gjithashtu ai ka kërcënuar të gjithë ata që nuk i kanë mbështetur duke ofenduar me fjalë banale.

“Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”, shkruan Stresi në postimin e tij.

(Kosova Sot Online)