Sot këngëtare me famë botërore por dikur ishte e pushuar nga puna si recepsioniste pasi që ishte e dobët në llogaritje

  • G.G /
  • 11 August 2021 - 14:51
Sot këngëtare me famë botërore por dikur ishte e pushuar nga puna si recepsioniste pasi që ishte e dobët në llogaritje

Amanda Koçi e njohur artistikisht si Ava Max është një nga artistet më të spikatura të zhanrit pop në industrinë botërore të muzikës.

Megjithatë, përpara se ajo të bëhej e famshme, ajo thotë se ka qenë një njeri i rëndomtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë.

Duke folur për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, këngëtarja me prejardhje shqipëtare rrëfen jetën e saj para se të nxirrte në treg hitin e famshëm “Sweet but Psycho”, i cili e bëri të njohur atë ndërkombëtarisht.

Ava Max tha se e dinte që gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua shkurt nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhesh një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.

Sapo Ndodhi:

Alarmante: 888 raste të reja u regjistruan për 24 orë në Kosovë

“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna – nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.

Këngëtarja provoi një qëndrim të shkurtër si recepsioniste e sallonit të thonjve, por ajo u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.

“Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, tha ajo.
Përfundimisht, shqiptarja filloi një punë tjetër, të shiste drejtues flokësh të një qendre tregtare. Ajo e përshkruan këtë përvojë pune si “argëtuese”, por tha se iu desh ta linte punën, për shkak se qortohej nga shefi i saj sepse shkonte gjithnjë vonë në punë dhe me një kapuçino në dorë çdo mëngjes.

“Ishte argëtuese deri sa, shefi im në një moment më tha: Po vonohesh çdo ditë 20 minuta, ku je? Dhe unë i thoja: Jam duke marrë një kapuçino, po zgjohem herët po…sinqerisht nuk e pëlqeja të bëja atë kështu që e lash atë punë”, tha artistja tashmë me famë ndërkombtare.

Përfundimisht, një prej këngëve fillestare të saj me titullin “Anyone But You” bëri bujë në SoundCloud dhe çoi në lidhjen e një kontrate me label-in Atlantic. Falë suksesit të albumit të saj debutues “Heaven & Hell”, Max nuk i duhet që të punoj më si recipsonioniste .

(Kosova Sot Online)