Konkurrenti i “The Voice Australia” zhvishet e performon vallëzimin e nxehtë për Rita Orën

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 18:26
Konkurrenti i “The Voice Australia” zhvishet e performon vallëzimin e nxehtë për Rita Orën

Skena e “The Voice Australia”  u kthye papritur në skenën ‘e nxehtë’ të vallëzimit.

Konkurrenti Henry Starr u paraqit në audicionin e fshehur me këngën “Forever” nga Chris Brown, por asnjë prej anëtarëve të jurisë ku ndodhet dhe Rita Ora nuk u kthye. Gjatë bisedës me ta ai tregoi se kishte dhe një tjetër profesion, punonte si kamarier toples.

Rita Ora kërkoi ti performonte në skenë diçka të vogël.

“Një herë ndodh. Mund të na e tregosh”, tha Rita Ora dhe të gjithë në studio e miratuan.

Më pas nisi dhe skena ‘e nxehtë’ e vallëzimit.


(Kosova Sot Online)