Dafina Zeqiri i drejtohet organizatorëve të Festës së Birrës: Ua ktheftë Zoti qysh e din ai më së miri

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 20:09
Dafina Zeqiri i drejtohet organizatorëve të Festës së Birrës: Ua ktheftë Zoti qysh e din ai më së miri

Të shumtë janë artistë që kanë reaguar kundër ardhjes së Goran Bregoviq në Shqipëri.

Edhe artistja Dafina Zeqiri, e cila edhe u ftua nga Bashkia e Korçës për të performuar në njërën nga netët në Festën e birrës, ajo jo vetëm që anuloi pjesëmarrjen, por tani ka reaguar sërish kundër tyre.

Përmes një komenti të bërë në Instagram, këngëtarja ka shkruar se ata kanë dëshpëruar popullin shqiptar dhe se lutet që Zoti t’ua kthejë qysh din më së miri me këtë veprim që kanë bërë.

“Ska fjalë me përshkru sa shumë na keni dëshpru gjithë popullin shqiptarë! “Fest Birra Korçë” fest me muzikë serbisht e kështu doni me u kënaq ju? Bravo juve e ishalla ua kthen Zoti qysh e din ai më së miri”, ka shkruar Zeqiri.

Ndërsa, Bashkia Korçë tregoi javën e kaluar se anulimi i ftesës për Goran Bregoviq nuk mund të ndodh pasi tanimë kontratat janë mbyllur.

Këngëtari do të performojë në natën finale të Festës së Birrës, atë me 22 gusht, ndërsa është bërë i ditur edhe çmimi i biletave e që është 8 euro.

Image


(Kosova Sot Online)