Shemi i grupit “ILIRËT”, i vetmi këngëtar nga Kosova që do të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 22:49
Shemi i grupit “ILIRËT”, i vetmi këngëtar nga Kosova që do të marrë pjesë në Festën e Birrës në Korçë

Festivali i Birrës në Korçë organizuar po nga Bashkia e Korçës do të mbahet me datat 18-22 gusht, ku përveç emrave shqiptar do ketë edhe nga ata të huaj.

Goran Bregoviq ishte emri i cili ngjalli debat në publik, ku edhe vetë artistët reaguan që kjo ngjarje të bojkotohet nga publiku shqiptar.

Në një prononcim  nënkryetarja e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli fillimisht foli për artistët të cilët u tërhoqën nga pjesëmarrja.

“Artistët nga Kosova janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre. Kishim Dafina Zeqirin, Capital T, grupin “NA”, por që u tërhoqën. Edhe Dren Abazi, por ai për arsyet e tij personale”, deklaroi nënkryetarja e Bashkisë Korçë.

Tutje, ajo bëri me dije se vetëm këngëtari Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët”, i njohur si Shemi, është i vetmi nga Kosova që do të performojë para publikut në Korçë.

“Kemi Shemin nga “Ilirët”, pasi ai është i vetmi nga Kosova i cili do të performojë në Festën e Birrës, do të thotë vetëm këta emra kishim nga Kosova, por që vetëm Shemi ka pranuar. Ndërsa do ketë një bandë nga brazili, një greke si dhe emra të tjerë shqiptarë”, përfundoi Themeli.

Tanimë ka filluar shitja e biletave ka filluar për këtë event, çmimi i të cilave është 8 euro.

(Kosova Sot Online)