‘Ku i merr lekët, çfarë pune bën?’, Tea Trifoni tallet me pyetjen e ndjekësit

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 08:29
 ‘Ku i merr lekët, çfarë pune bën?’, Tea Trifoni tallet me pyetjen e ndjekësit

Një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjetet sociale nga “Përputhen”, është ai i Tea Trifonit.

Ajo u pëlqye shumë nga publiku i emisionit për thjeshtësinë e saj, për çiltërsinë e saj.

Madje publiku u dashurua pas çiftit që u duk se po krijohej, Andi dhe Tea, të cilët edhe dolën bashkë nga programi.

Por më pas doli se e vërteta ishte krejt ndryshe, pasi Trifoni në fakt ishte e lidhur me një tjetër konkurrent të “Përputhen”, Beartin.

Kur publiku kuptoi se ata i kishin mashtruar, nisën ofendimet e madje edhe kërcënimet ndaj saj.

Por edhe lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi pas pak muajsh u zbulua se ata ishin ndarë.

Tani, Tea është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto të shumta dhe herë pas here bashkëbisedon me ndjekësit e saj të shumtë. E kështu ka bërë edhe një ditë më parë.

Pyetjet mund të kenë qenë të shumta për Trifonin, por ajo u ka kthyer shumë pak përgjigje.

Teksa dikush e ka pyetur se ku i merr lekët, çfarë pune bën, ajo është përgjigjur në mënyrë epike.

“Mbledh ullinj në Greqi në sezon, zoti llogarita”, i shkruan ish-konkurrentja e reality show-t ndjekësit të saj.

(Kosova Sot Online)