I dhanë fund lidhjes së dashurisë? Eros Grezda hedh një thumb dhe të gjithë mendojnë se e ka me Oriolën

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 11:12
I dhanë fund lidhjes së dashurisë? Eros Grezda hedh një thumb dhe të gjithë mendojnë se e ka me Oriolën

Para disa kohësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Fillimisht dyshimet nisën pasi ata të dy nuk ndiqeshin më në Instagram dhe më vonë nuk munguan thumbat në rrjete sociale nga modelja.

“Ndonjëherë, Zoti risjell ndonjë ISH në jetën tënde vetëm për të parë nëse je akoma budalla/qe”, shkruhej në një postim që shpërndau Oriola.

Edhe miqtë e dyshes konfirmuan se Oriola dhe Erosi ishin ndarë, duke prishur në këtë mënyrë planin që kishin bërë për martesë. Sipas raportimeve asokohe, arsyeja e prishjes së fejesës së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjioze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Por më vonë, Oriola ndezi sërish shpresat për një ribashkim, pasi publikoi në Instagram një pjesë nga kënga e Dhurata Dorës “Only You”. Mes shumë fjalëve të këngës, modelja theksoi “Prapë të du”, duke i lënë të gjithë të dyshonin se ajo dhe Erosi ishin ribashkuar.

Më herët fansat e dyshes vunë re se Oriola dhe Eros nisën ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në Instagram dhe të gjithë menduan se çdo gjë ishte rregulluar mes tyre.

Po ashtu, si për konfirmim të këtyre zërave Erosi ka qenë para pak kohësh i ftuar në “Jashtë Loje”, ku pranoi se mes tij dhe Oriolës  gjithçka është në rregull dhe se është “shumë mirë nga ana sentimentale.

“Je mirë nga ana sentimentale?”- u pyet futbollisti.

“Pse dukem keq? (qesh) Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,”- u përgjigj Grezda.

Por mesa duket ribashkimi i tyre nuk ka zgjatur shumë pasi së fundmi është vënë re që dyshja nuk ndiqen më në Instagram, duke lënë dyshime për ndarje.

Ndërkohë, pak orë më parë, Erosi ka publikuar në InstaStoy një shprehje dhe të gjithë janë të mendimit se ia ka dedikuar Oriolës.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, është shprehja që Grezda ka publikuar në rrjetin e tij social.

Akoma nuk dihet se çfarë po ndodh me dyshen, por pritet të mësohet në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)