Kim Kardashian e kanë krahasuar me Kate Middlenton dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 14:39
Kim Kardashian e kanë krahasuar me Kate Middlenton dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak

Kim Kardashian gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi ka treguar se gjatë periudhës së shtatzënisë, kur priste fëmijën e saj të parë North Ëest ajo kishte kalur një periudhë depresioni.

Bëhet fjalë për vitin 2013, kur ajo ishte në pritje të ëmbël dhe kishte bërë një dalje publike në një eveniment.

Mediat e hujaja aso-kohe e kanë krahasuar me një balenë, pasi pamja e saj vërtetë ishtë shumë e kolme.

Madje, Kim ka treguar se në atë periudhë edhe dukesha Kate Middlenton ishte në pritje të fëmijës së saj të parë dhe trupi i saj ishte aq elegant sa thuajse nuk dukej fare që ishte shtatzënë.

“Ishte vërtet, vërtet çmenduri. Ata gjithmonë më krahasonin me Kate Middleton, duke thënë se Kate ishte shumë e dobët dhe Kim si balenë, një e dobët dhe një balenë. Ishte diçka aq e keqe. Nuk mendoj se do të ndodhte edhe sot, por më vrau vetëvlerësimin. Unë vërtet nuk mund ta besoj se kjo ishte e pranueshme dhe se kjo ishte në rregull”, -tha Kardashian, duke shtuar: “Por unë qëndroja në shtëpi dhe qaja gjatë gjithë kohës.”

Më tej, Kardashian shtoi s eishte bashkëshorti i saj, Kanye West, i cili e ndihmoi që të mos interesonte se çfarë njerëzit mendojnë.

(Kosova Sot Online)