
Lexoni edhe:
U tha se e anuluan pjesëmarrjen në Korçë për shkak të publikut kosovar, flet Elita 5
Detaje të reja kanë dalë lidhur me arrestimin e bashkëshortit të modeles, Angela Martini, Dragos Savulescun, i cili ka rënë në pranga në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me bashkëshorten, Angela Martini. Ai u lirua të nesërmen.
Sipas mediave greke, çifti kishin zgjedhur për të jetuar gjatë pushimeve në një vilë me qira 87.500 euro në javë.
Modelja nuk i rezistoi dot bukurive të ishullit të Mykonos dhe ka realizuar foto të ndryshme, ku padashur është shfaqur edhe Dragos.
U tha se e anuluan pjesëmarrjen në Korçë për shkak të publikut kosovar, flet Elita 5Lexoni edhe:
Si rrjedhojë ishte vetëm çështje kohe para se autoritetet rumune të njoftoheshin dhe në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet greke, u organizua një operacion i madh për gjetjen dhe arrestimin e tij.
Biznesmeni simpatik dhe ish-agjenti i futbollit, Dragos Savulesc është dënuar me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.
(Kosova Sot Online)