“Të dua Goran!”, shqiptarja ia shpreh dashurinë Bregoviqit

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 12:20
“Të dua Goran!”, shqiptarja ia shpreh dashurinë Bregoviqit

Me 22 gusht në Korçë pritet të performojë këngëtari serb, Goran Bregoviq, si pjesë e festës së birrës e cila mbahet çdo vit.

Pjesëmarrja e tij në këtë festë po kundërshtohet nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve”.

Përveç tyre, Bregoviqin po e kundërshtojnë edhe shumë shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, megjithatë, ka prej tyre që mezi presin ta shohin.

Në profilin e artisti serb në Instagram, ku është bërë njoftimi për blerjen e biletave dje, pati komente të ndryshme.

Disa prej shqiptarëve i kanë shkruar “Të dua” dhe “Mirësvjen”, ndërkohë shumë të tjerë e kanë ofenduar dhe i thanë se nuk ‘je i mirëseardhur’.

“Kosova është Shqipëri”, lexohet një koment poshtë fotografisë së tij.

(Kosova Sot Online)