Nuk njihet! Khloe Kardashian shfaqet për herë të parë me flokët e saj natyral dhe duket kaq ndryshe

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 11:36
Nuk njihet! Khloe Kardashian shfaqet për herë të parë me flokët e saj natyral dhe duket kaq ndryshe

Khloe Kardashian ka ndarë së fundmi në rrjete sociale një foto selfie të saj. Sigurisht kjo nuk është asgjë e veçantë, por modeli i flokëve të Khloe-s, po! Si  kurrë ndonjëherë, ajo u shfaq në foto me flokë kaçurrela. Khloe shpjegoi më pas se kështu duket floku i saj natyral, që e ka fshehur për vite me radhë duke i mbajtur flokët të drejtë gjatë gjithë kohës.

Menjëherë pas postimit nuk munguan kompilmentat nga fansat dhe njerëzit e saj të afërt.

“E dashuroj flokun tënd natyral”, i komentoi Kourtney.

Po ashtu ish-partneri i saj, Tristan Thompson i komentoi disa zemra emoji.

“Kam bërë trajtime për drejtimin e flokëve për vite me radhë’, shpjegoi Khloe, teksa shtoi se hoqi dorë nga trajtimet disa muaj më parë për shkak të Covid.

Ajo ka treguar se këto trajtime i ka marrë që kur ka qenë adoleshente, por tashmë i pëlqejnë shumë flokët e saj kaçurrela.

Sa i përket jetës pivate, kujtojmë se Khloe Kardashian ndodhet aktualisht mes dy zjarreve. Dy ish-at e saj, Tristan Thompson dhe Lamar Odom kanë kërkuar në një farë mënyre që të rikthehen sërish me Khloe-n. Madje në rrjete sociale nuk kanë munguar edhe përplasjet virtuale mes tyre, por aktualisht Khloe nuk është e përfshirë në një romancë me asnjërin prej tyre.

(Kosova Sot Online)