Paris Hilton pagoi 65,000 euro për një çantë

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 10:53
Paris Hilton pagoi 65,000 euro për një çantë

Paris Hilton është e varur nga gjërat e markës, dhe kur i pëlqen diçka, ajo është në gjendje të shpenzojë një pasuri.

Në një rast, shumëkush mund të shihte "luksin më të madh" të saj, domethënë një çantë rozë Hermes Birkin të mbuluar me kristale, e projektuar me kërkesën e saj.

Ajo ishte atëherë objekt i kritikave të shumta.

"Luksi im më i madh është një çantë Birkin me porosi. Unë e dua Hermesin dhe e dua këtë çantë. Nëse do të isha një çantë, kjo do të isha unë," tha ajo.

Çanta është e mbuluar me më shumë se 60,000 kristale Swarovski, dhe megjithëse ajo tha se nuk e mban mend sa i kushtoi ajo kënaqësi, vlera e çantës u vlerësua në 65,000 dollarë, kur e bleu atë në vitin 2018, shkruan Pagesix.

Parisi mbeti pa këtë çantë kur një grup adoleshentësh, të njohur si "Unaza Bling", grabitën dhe morën 20 çanta të çmuara Birkin në 2008.

Ju kujtojmë, Paris Hilton po pret fëmijën e saj të parë me të fejuarin Carter Rum. 

Carter foli hapur për dëshirën për të krijuar një familje me Parisin së bashku, dhe në fillim të këtij viti ai zbuloi se e fejuara e tij ishte nën IVF, shkruan "Page Six".

Image

(Kosova Sot Online)