Pse Cameron Diaz hoqi dorë nga aktrimi

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 12:57
Pse Cameron Diaz hoqi dorë nga aktrimi

Aktorja e njohur, Cameron Diaz ka sqaruar vendimin për t’u larguar nga aktrimi.

Në emision me Kevin Hart, “Hart to Heart”, ajo tha se doli prej skenës së Hollyëoodit për ta vetëmenaxhuar jetën e saj.

“Vetëm menaxhimin tim si qenie njerëzore… Cameron Diaz është një makinë. Por, për anën time personale, shpirtërore, kuptoja se ajo pjesë që funksiononte në kulm nuk ishte e mjaftueshme për atë anë.

Është qejf, e dua aktrimin, mund ta bëj përgjithmonë, nganjëherë ndihem sikur kam energji të pakufizuar. Shikoja përreth dhe kishte shumë pjesë të jetës time që nuk po i prekja dhe nuk po i menaxhoja unë dhe nuk mundja t’i menaxhoja sepse gjithçka ishte shumë e madhe”, është shprehur aktorja.

Diaz në moshën 40-vjeç vendosi të fokusohej në familjen dhe jetën e saj personale, raporton NME.

Ajo shtoi: “Për mua, vërtetë dua ta bëj jetën time të menaxhueshme nga vetja ime. Rutina ditore është të bëj atë që mund të menaxhoj të bëjë. Është ndjenja më e mire. Ndjehem e plotë.

(Kosova Sot Online)