Kunata e Bebe Rexhës konkurron në ‘Miss New York USA’ dhe është një yll

  • G.G /
  • 16 August 2021 - 09:43
Kunata e Bebe Rexhës konkurron në ‘Miss New York USA’ dhe është një yll

Një vajzë shqiptare po konkurron në “Miss New York USA” këtë vit dhe ajo është Dorina Papraniku. Dorina ka marrë dhe mbështetjen e Bebe Rexhës, e cila ka postuar foton e saj duke e shoqëruar me flamurin shqiptar. 

Xing.al mëson se Bebe dhe Dorina njihen me njëra-tjetrën pasi Dorina është e dashura e vëllait të Bebes.

Vajzat janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës, kanë realizuar video bashkë në Tik tok e madje i kaluan pushimet bashkë.

Më poshtë ju sjellim disa foto të Dorinës, e cila është vërtet një yll dhe i urojmë fitore.

(Kosova Sot Online)