Edona Llalloshi ndan me fansat lumturinë familjare, dedikim special për bashkëshortin

  • G.G /
  • 16 August 2021 - 10:03
Edona Llalloshi ndan me fansat lumturinë familjare, dedikim special për bashkëshortin

Në familjen e këngëtares kishte festë. Edona Llalloshi njoftoi vetë fansat dhe publikun përmes një postimi në “Instagram”.

Këngëtarja tregoi se bashkëshorti i saj dje festoi ditëlindjen dhe natyrisht që ajo e ka uruar. Duke publikuar një imazh në të cilin shihen të lumtur pranë njëritjetrit, Edona i ka bërë edhe një dedikim.

“Festofsh edhe shumë tjera #birthdayGazi”, shkroi këngëtarja në përshkrim të fotografisë.

Ndërkohë, në hapësirën për komente nuk i munguan urimet e shumta për ditëlindjen e bashkëshortit.

(Kosova Sot Online)