“Nuk kisha hapësirë për të…”- Cameron Diaz tregon arsyen e fortë pse hoqi dorë nga karriera e saj si aktore

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 15:11
“Nuk kisha hapësirë për të…”- Cameron Diaz tregon arsyen e fortë pse hoqi dorë nga karriera e saj si aktore

Cameron Diaz mirëpriti vajzën e saj të parë, Raddix, me partnerin Benji Madden, në 2019-ën. Aktorja ka treguar së fundmi se si është të punosh me kohë të plotë në ekran dhe arsyen pse vendosi të largohej prej tij, sipas “People”.

“Kur ti bën diçka për një kohë shumë të gjatë, i dedikon asaj çdo gjë tënden, përfshihesh aq shumë, sa çdo gjë e jotja bëhet edhe e të tjerëve,”- shpjegoi Diaz. “Nëse do të flasim për menaxhimin e vetes si një qenie njerëzore, do të thoja se Cameron Diaz është një makinë. Por për sa i përket anës shpirtërore, arrita të kuptoj se nuk po funksiononte si duhej.”

Roli i fundit i Cameron Diaz ishte në 2014-ën, në filmin Annie. Ajo shprehet se ndihet e kënaqur me jetën e saj të re, të fokusuar tek familja.

“Më pëlqen aktrimi, e dua, mund ta dua përgjithmonë, ndonjëherë ndihem sikur kam energji dhe inerci të pakufizuar. Por thjesht pashë përreth dhe kuptova se kisha aq shumë aspekte të tjera të jetës time që nuk po i prekja dhe nuk po i menaxhoja, sepse realisht ishte shumë punë e madhe, puna ime ishte masive.

Unë vërtetë doja që të menaxhoja jetën time. Doja që rutina ime e përditshme të ishte ajo që do doja unë të bëja. Është ndjesia më e mirë kur arrin ta kuptosh këtë, dhe tani ndihem e plotësuar. U njoha me bashkëshortin tim, krijuam një familje. Pra po bëj gjërat për të cilat nuk pata kohë më parë. Jo vetëm kohë, por edhe hapësirë për të marrë vendime, vendime të duhura në kohën e duhur.”

(Kosova Sot Online)