Khloe Kardashian sqaron njëhere e mirë raportin që ka me ish-partnerin e saj

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 15:35
Khloe Kardashian sqaron njëhere e mirë raportin që ka me ish-partnerin e saj

Khloe Kardashia i është kthyer keq një ndjekësi i cili shprehet se nëse ajo është kthyer me Tristan nuk ka respekt për veten e saj.

Lajmet se dyshja i kanë dhënë një mundësi të dytë lidhjes së tyre janë përhapur para disa ditësh pasi të dy ata u fotografuan së bashku me vajzën e tyre, True.

Një komentues në Twiter iu drejtua:”Në këtë pikë, Khloe Kardashian nuk ka respekt për veten”, gjithsesi...

Menjëherë, ajo i është përgjigjur komentuesit në fjalë: “Po më thua se më ke vlerësuar mua nga një lajm i rastësishëm? Unë mendoj se kjo thotë më shumë për ty sesa për mua.”

Madje, edhe Tristian ka vendosur që te reagojë ndaj këtyre aludimeve.

“Thashethemet janë më të këqija se hajdutët, sepse përpiqen të vjedhin dinjitetin, nderin, besueshmërinë dhe reputacionin e një personi tjetër, të cilat janë të vështira për t’u rikthyer”.

“Prandaj mbani mend këtë,” shtoi ai, “kur këmbët tuaja të rrëshqasin, ju mund të rivendosni ekuilibrin tuaj. Kur gjuha juaj të rrëshqet, nuk mund t’i rikuperoni fjalët tuaja. Veproni në përputhje me rrethanat.”

(Kosova Sot Online)