Madonna ka gati për publikun një surprizë të madhe muzikore

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 16:44
Madonna ka gati për publikun një surprizë të madhe muzikore

Madonna ka lajmëruar të gjithë fansat e saj se me rastin e ditëlindjes së 63-të dhe 40-vjetorin e karrierës,  ka arritur një marrëveshje me sudion incizuese “Warner Music Group”.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me lançimin e këngëve klasike në një version të ri.

“Nga fillimi i karrierës sime, kompania ‘Ëarner Music Group’ ka ndihmuar në shpërndarjen e muzikës dhe vizionit tim tek adhuruesit anembanë botës, me kujdesin dhe konsideratën më të madhe ndaj meje. Ata kanë qenë partnerë të mrekullueshëm dhe jam shumë e lumtur ta fillojë këtë kapitull të ri të bashkëpunimit me ta, që ka për qëllim ta festojë katalogun tim muzikor të 40 vjetëve të fundit”,-është shprehur këngëtarja.

Ajo ka treguar se këngët e para të këtij zhaneri të ri do të vijnë gjatë muajt Tetor.

(Kosova Sot Online)