Kënga e Dua Lipës ‘One Kiss’ e preferuara e Rita Ores

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 15:30
Kënga e Dua Lipës ‘One Kiss’ e preferuara e Rita Ores

Këngëtarja e njohur është e pasionuar pas palestrës.

Rita Ora, pothuajse çdo ditë i kushton një orë apo edhe më shumë ushtrimeve fizike.

Ndërkohë, ajo ndan momente edhe në rrjete sociale, derisa shihet duke ushtruar dhe natyrisht se e përcjell edhe muzika.

Së fundmi, në videon e publikuar nga artistja në sfond mund të dëgjohet projekti muzikor i Dua Lipës në bashkëpunim me Calvin Harris, ‘One Kiss’.

Megjithatë, nuk dihet se si ka ndodhur kjo sepse Rita dhe Dua nuk kanë raport të mirë me njëra-tjetrën dhe kjo botërisht.

(Kosova Sot Online)