Mihrije Braha&Naim Abazi në 'Big Brother Albania VIP'

  • A.P /
  • 18 August 2021 - 21:38
Mihrije Braha&Naim Abazi në 'Big Brother Albania VIP'

Ka disa muaj që po përflitet se do të fillojë “Big Brother Albania VIP”, edicioni i parë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ftesë nga Top Channel, kanë  marr edhe çifti i njohur i estradës shqiptare Mihrije Braha&Naim Abazi.

 

Megjithatë, deri tani ende nuk është konkretizuar marrëveshja mes palëve të lartpërmendura.

Mihrije Braha&Naim Abazi, janë shumë të dashur nga publiku shqiptar.


“Big Brother Albania VIP”, pritet të filloj në muajin tetor dhe do të zgjasë 100 ditë.

Image


Deri më tani janë konfirmuar si pjesëmarrës moderatorja sportive, Hygerta Sako, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” dhe Vesel Kurtishaj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas këtyre burimeve, thuhet se drejtuesit e formatit ka hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qerreti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar.

Image

(Kosova Sot Online)