Arbana Osmani zbulon detaje të reja të “Big Brother Albania VIP”

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 11:28
 Arbana Osmani zbulon detaje të reja të “Big Brother Albania VIP”

Spektakli i famshëm “Big Brother” do kthehet pas katër vitesh në televizionet shqiptare. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të ketë konkurrent njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, e cila edhe këtë herë do të jetë moderatore e këtij formati reality-show në formatin “VIP”.

Para pak ditësh është publikuar edhe promoja e këtij spektakli, ndërsa emra të ndryshëm janë përmendur si pjesëmarrës, e që deri tani nuk është konfirmuar ndonjë pjesëmarrës.

Po ashtu këtë lajm e konfirmoi dhe vetë Arbana përmes një postimi në rrjetet sociale ku shprehu gjithë lumturinë që kishte pas ofrimit të këtij pozicioni.

Përmes një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, ajo ka zbuluar disa detaje të reja të këtij sezoni.

(Kosova Sot Online)