Reperi i njohur shqiptar anulon koncertin për arsye shëndetësore

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 10:59
 Reperi i njohur shqiptar anulon koncertin për arsye shëndetësore

Reperi shqiptar, Lumi B ka shfaqur probleme shëndetësore dhe për këtë arsye është detyruar që të anulojë koncertin e tij të radhës.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram” duke mos preferuar që të japë të tjera detaje, por duket se gjërat mund të jenë serioze përderisa ka marrë një vendim të tillë.

Kjo verë ka qenë mjaft e suksesshme për reperin dhe e ngjeshur me koncerte të shumta.

Përsa i përket jetës së tij personale, kujtojmë se Lumi B ka festuar ditëlindjen para pak ditësh dhe bashkëshortja e tij, Miranda, është kujdesur që t’i bëj një dedikim special në rrjete sociale.

Ajo ka postuar në Instagram si kurrë më parë foton e parë që ata të dy kanë realizuar bashkë si çift. Këtë imazh ajo e ka bashkuar me një foto nga martesa si për të treguar se do të jenë të dy gjithmonë bashkë.

“Nga fotoja jonë e parë si çift deri në përjetësi. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkruan Miranda në postim.

(Kosova Sot Online)