Aktori i njohur Burak Yoruk kërcen valle popullore me flamur shqiptar

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 14:14
Aktori i njohur Burak Yoruk kërcen valle popullore me flamur shqiptar

Burak Yoruk është një nga aktorët më të kërkuar në Turqi.

Ai ka luajtur në disa seriale të njohura televizive, të cilat janë transmetuar edhe në Shqipëri. Por janë të paktë ata që e dinë se ylli i telenovelave është me origjinë shqiptare.

Ai u tregoi ndjekësve të tij se është shqiptar, teksa postoi një foto të tijën, të cilën e shoqëroi me disa fjalë shqip. “Djali i nënës”, shkroi ai. Së fundmi, ai ka marrë pjesë në një dasmë ku nuk ka nguruar të tregojë sërish se ndihet krenar për origjinën e tij.

(Kosova Sot Online)