Këngëtari i njohur blen shtëpi të re me vlerë prej 70 milionë

  • A.P /
  • 20 August 2021 - 20:00
Këngëtari i njohur blen shtëpi të re me vlerë prej 70 milionë

Këngëtari i njohur, The Weeknd ka blerë një vilë të re, me vlerë prej 70 milionë dollarësh në Los Anxhelos.

Sipas Wall Street Journal, 31-vjeçar ka blerë shtëpinë me madhësi prej 33,000 metrash katrorë, e cila përbëhet nga 9 dhoma gjumi, hapësira të sportit, hapësira për saunë dhe spa, një pishinë e jashtme dhe një e brendshme, një teatër, hapësirë të fitnesit dhe një studioje muzikore.

Para se t’i shitej këngëtarit kanadez, shtëpia i takonte manjatit holandez të mediave, Reinout Oerlemans dhe bashkëshortes së tij Danielle.

(Kosova Sot Online)