Bregoviq niset nga hoteli për në vendin ku do ta mbajë koncertin

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 22:13
Bregoviq niset nga hoteli për në vendin ku do ta mbajë koncertin

Goran Bregoviq, tashmë është nisur drejt hapësirës në të cilën pritet të performojë në koncertin e Festivalit të birrës në Korçë.

Klan Kosova ka kapur nga afër momentin e largimit të Goran Bregoviq nga hoteli në të cilin ai po qëndronte ndërsa dhe forca të shtuara të policisë shqiptare po përkujdeseshin për sigurinë e tij.

Të gjithë pjesëmarrësit në Festivalin e Birrës në Korçë po i nënshtrohen deri në katër vende kontrolles nga ana e sigurimit ku sonte pritet të performojë këngëtari me origjinë serbe, Goran Bregoviq.

Disa rrugë të qytetit të Korçës janë bllokuar në përgatitje e sipër për natën e fundit të Festës së Birrës.

Në mbrëmjen e 22 gushtit, në koncertin e organizuar nga Bashkia e Korçës pritet të këndojë edhe këngëtari Goran Bregoviq,

Përveç sigurisë tokësore, Policia Shqiptare është duke e vëzhguar situatën edhe nga ndërtesat e larta, teksa tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi”, i kanë bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin pjesëmarrjen e Bregoviq në këtë festival, sepse sipas tyre në të kundërtën do ta ndalojnë me trupat e tyre.

(Kosova Sot Online)