Mbretëresha Elisabeth merr masa ligjore kundrejt Meghan dhe Harry

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 09:13
Mbretëresha Elisabeth merr masa ligjore kundrejt Meghan dhe Harry

Mbretëresha Elisabeth e ka ndarë mendjen për të mos toleruar më asnjë nga deklaratat dhe akuzat e Princ Harry dhe Meghan Markle. Sipas raportimeve të ‘The Sun’, Elisabeth është në diskutime me avokatët dhe e ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye. Thuhet se një paralajmërim ligjor do i shkojë edhe shtëpisë botuese që pritet të publikojë librin e Princ Harry vitin që vjen.

Gjerat mesa duket po vështirësohen për çiftin që hoqi dorë nga të drejtat mbretërore, e pas sulmit me intervistën për Oprah, Mbretëresha, ka vendosur mos qëndrojë më në qetësi.

(Kosova Sot Online)