Dafina dhe Dj Geek po shijojnë romancën e dashurisë

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 18:56
Dafina dhe Dj Geek po shijojnë romancën e dashurisë

Dafina dhe Dj Geek po shijojnë romancën e dashurisë së tyre.

Dyshja jo rrallë herë me anë të postimeve në rrjetet sociale kanë treguar hapur ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Ani pse ka edhe pak ditë që Dj Geek të festojë ditëlindjen e tij të radhës këngëtarja është treguar e kujdesshme që ti bëjë e para dhuratën e ditëlindjes.

Dafina i ka blerë një “scooter” elektrik , të cilin Dj Geek e ka pëlqyer shumë. Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto të dhuratës dhe ka falendruar publikisht Dafin për të.

“Dhuratë e hershme për ditëlindje nga zemra ime. Të dua beb”, shkruan Dj Geek.

Image


(Kosova Sot Online)