Arbenita Ismajli zbulon çfarë mban brenda çantës së saj dhe është fiks ashtu siç e prisnim!

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 11:12
Arbenita Ismajli zbulon çfarë mban brenda çantës së saj dhe është fiks ashtu siç e prisnim!

Arbenita Ismajli tashmë është një mami me kohë të plotë dhe nuk i ndahet për asnjë moment vogëlushes së saj, Ninës. Madje Nina zë një vend a të rëndësishëm në jetën e modeles, aq sa ka nisur edhe të “ndërhyjë” në aksesorët e mamit.

Arbenita ka publikuar ditën e sotme një video të çantës dhe ka zbuluar se çfarë mban brenda saj prej pak muajsh. Ajo ka treguar se brenda në çantë mban një biberon për Ninën dhe po ashtu një vazo ushqimi për të voglën.

“Çfarë ka në çantën time me Arbenitën”, shkruan modelja shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

Me siguri të tilla pamje i kuptojnë të gjitha nënat e reja, që duan s’duan duhet të marrin me vete gjithçka për bebushat e tyre sa herë dalin.

Kujtojmë se Nina erdhi në jetë në muajin prill dhe prej atij momenti ka ndryshuar plotësisht jetën e prindërve të saj, Arbenitës e Feros. Brenda pak kohësh, Nina është kthyer në bebushin më të komentuar në rrjete sociale dhe të gjithë janë në një mendje se ajo është kopje e babi Feros.

Megjithatë Arbenita zbuloi disa ditë më parë se Nina ngjan edhe me të e madje ka marrë nga mami tiparin më të lezetshëm.

“Ja ku është një foto e Ninës të sapolindur, ajo më ka “marrë” hundën time”, shkroi Ismajli përkrah një fotografie të ëmbël ku shihej bashkë me vajzën.

(Kosova Sot Online)