I fejohet i dashuri, Fifi vendos të zhdukë çdo gjurmë të tij! Ja çfarë do bëjë këngëtarja

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 15:40
I fejohet i dashuri, Fifi vendos të zhdukë çdo gjurmë të tij! Ja çfarë do bëjë këngëtarja

ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas lajmeve se djalit që ajo i ka dedikuar këngë, Xhulio, është fejuar.

Madje, Fifi publikoi edhe një video e përlotur teksa dëgjonte këngën “Jetike” dhe të gjithë e lidhën me situatën që ajo po përjetonte.

Kujtojmë se në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ia dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“Stracciatella e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, diten e djeshme ajo ka realizuar nje bisedë virtuale në “Instagram” me ndjekësit dhe dikush e ka pyetur per tatuazhet.

“Kam 9 tatuazhe n’kajmak. Dhe do shtohen disa e kismet do fshihen disa”, është përgjigjur këngëtarja dhe me siguri ka vendosur të fshijë “emrin” e ish të dashurit nga trupi.

(Kosova Sot Online)