U rikthyen bashkë pas 17 vitesh, Ben Affleck po planifikon t’i propozojë sërish Jennifer Lopez

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 17:07
U rikthyen bashkë pas 17 vitesh, Ben Affleck po planifikon t’i propozojë sërish Jennifer Lopez

Ben Affleck është parë duke kërkuar për unaza fejese në një dyqan në Los Angeles, duke nënkuptuar se mund t’i propozojë të dashurës, Jennifer Lopez për herë të dytë. Siç raporton Page Six, 49-vjeçari ndodhej bashkë me të ëmën dhe fëmijët e tij.

Nëse Ben po përgatitet t’i propozojë Jennifer -it, kjo nuk do të jetë hera e parë që ai e bën këtë gjë. Aktori fillimisht i propozoi divës së muzikës në vitin 2002 me një diamant 6.1 karat nga Harry Winston që thuhet se kushtoi 2.5 milion dollarë.

 

Jen dhe Ben u ndanë në vitin 2004. Pas afro dy dekadash, ata gjetën sërish rrugën e përbashkët dhe rindezën romancën e tyre në Prill, vetëm një muaj pasi këngëtarja i dha fund fejesës së saj dyvjeçare me Alex Rodriguez.

(Kosova Sot Online)