Rita Ora përpiqet t’ua shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet kosovar dhe shqiptar

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 15:44
Rita Ora përpiqet t’ua shpjegojë publikut ndërkombëtar nocionet kosovar dhe shqiptar

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë një periudhë të suksesit në tregun ndërkombëtar.

Ajo aktualisht është kthyer në një ndër senzacionet e momentit në Australi si trajnere e “The Voice Australia”, gjersa në të njëjtën kohë është duke punuar edhe për albumin e saj të radhës dhe pritet që shumë shpejt të mbajë një koncert virtual direkt nga Kulla Eiffel në Paris.

Së fundmi, Rita ka qenë pjesë e një vlogu interesant të “Wired”, duke iu përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat i kanë bërë në platformën e kërkimit në Google për të.

Mes të tjerash ajo i është përgjigjur një nga pyetjeve më të shpeshta që njerëzit bëjnë në Google, e cila është: “A është Rita Ora shqiptare?”.

Sigurisht që përgjigja e saj ishte “Po”, por teksa e ka pranuar origjinën e saj etnike, Rita nuk ka hezituar që të japë edhe një shpjegim të shkurtër për fansat e saj rreth nocionit “kosovar”, duke treguar se i është referuar vetes si shqiptare, ngase Kosova deri në vitin 2008 ishte e pavarur, por thotë se teknikisht këto dy terme janë e njëjta gjë.

“Po, por më lini t’jua shpjegoj pak, është pak e komplikuar në rregull? Kosova është tani e pavarur, e cila nuk ka qenë më parë. Kështu që teknikisht, po, për disa vite unë do të thoja: Jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por unë aktualisht jam kosovare, por është vërtet shumë e përafërt”, ka thënë Rita.

(Kosova Sot Online)