Për shkak të një emoji, të gjithë po mendojnë se Kylie zbuloi gjininë e bebit

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 11:47
Për shkak të një emoji, të gjithë po mendojnë se Kylie zbuloi gjininë e bebit

Kylie Jenner dhe Travis Scott do të bëhen prindër për herë të dytë. Shtatzënia tashmë është konfirmuar nga burime pranë miliarderes teksa ajo po e shijon në privatësi këtë periudhë.

Së fundmi po thuhet se Kylie ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës. Miliarderja postoi disa foto me vajzën e saj Stormi dhe shkroi: “Vajza ime e preferuar”, bashkë me një emoji ngjyrë blu. Menjëherë vërshuan komentet qe shkruanin se Kylie pret nje djalë dhe prandaj Stormi do te mbetet vajza e saj e preferuar.
Mbetet qe lajmin ta konfirmoje vete Kylie.

(Kosova Sot Online)