Alaron feston 3-mujorin e lindjes, Aurela Hoxha ndan foton e rrallë me djalin e saj

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 12:50
Alaron feston 3-mujorin e lindjes, Aurela Hoxha ndan foton e rrallë me djalin e saj

Në fund të muajit korrik pas shumë thashethemeve, Aurela Hoxha konfirmoi se është bërë nënë. Modelja ndau mes shumë fotosh edhe disa momente me të voglin, duke i zbuluar me krenari botës se kishte sjellë në jetë një thesar.

Sot ajo ka zbuluar për herë të parë se kur ka lindur ekzaktësisht i vogli i saj. Alaron feston sot 3-mujorin e lindjes, që do të thotë se i vogli ka ardhur në jetë në 26 maj. Për këtë rast, Hoxha ka publikuar një foto shumë të ëmbël përkrah të birit.

“Gjithmonë bashkë! Gëzuar 3-mujorin jeta ime! Të dua Alaron!”, shkruan Aurela përkrah fotos.

Para disa ditësh Aurela i habiti të gjithë teksa publikoi një foto të trupit të saj, duke treguar se ka arritur menjëherë linjat perfekte. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit ajo tregoi se këto kohë ka qenë pagjumë dhe lodhja ka ndikuar në rënien nga pesha.

Më herët, Aurela ka ndarë disa imazhe shumë të ëmbla me të birin. Ajo ka postuar një pjesë të portretit të djalit dhe në një foto tjetër ajo shihet duke luajtur me të, teksa Alaron shihet shtrirë mbi një krevat. Ajo që bie në sy është se Aurela kujdeset në çdo moment që të mos e zbulojë portretin e të birit. Siç duket ky do të jetë një vendim i përbashkët mes saj dhe partnerit, ndaj nuk e dimë nëse do të vijë mundësia që ta shohim një herë të voglin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)

(Kosova Sot Online)