Sa operacione kirurgjikale i ka Adelina Tahiri!

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 18:50
Sa operacione kirurgjikale i ka Adelina Tahiri!

Adelina Tahiri ka treguar gjithmonë se është një personazh që nuk ka komplekse dhe këtë gjë e ka provuar dhe së fundmi.

Këngëtarja bukuroshe shpesh flet me anë të rrjeteve sociale me ndjekësit dhe kthen përgjigje për kuriozitete që ata mund të kenë.

Megjithatë, së fundmi Adelina duket se nuk ka asnjë kompleks të tregojë edhe për ndërhyrjet kirurgjikale që ajo ka kryer.

E pyetur nga një ndjekës nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në trup ose në fytyrë, këngëtarja është përgjigjur duke i treguar për operacionin e saj në fytyrë.

“Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë.”

Ndërkohë, ajo shtoi se nuk ka nevojë të bëj ndërhyrje të tilla pasi sipas saj të gjithë shqiptarët kanë gjene shumë të bukura.

Kujtojmë se, para pak kohësh Adelina është pyetur nëse e ndjen diferencën në moshë me bashkëshortin dhe ajo është pbrgjigjur duke treguar se madje e sheh si një gjë shumë pozitive.

“Të jem e sinqertë unë aspak nuk e ndjej diferencën edhe pse e kemi. Ndjehesh më e respektuar, vlerësuar. Sepse nje burrë me nje moshë të pjekur kur dashurohet di ta vlerësoj femrën dhe ta trajtojë më ndryshe.  Në këtë jam e bindur. Unë ndihem më e dashuruar dhe e dashur se kurrë. Këtë fat do ja dëshiroja çdo femre. Ne jemi shatë vite të plota dhe çdo ditë duhemi sikur ditën e parë. Po unë besoj se rezultati është vetëm pjekuria e tij. Dhe vetëbesimin që e kemi të dy”, është shprehur ajo.


(Kosova Sot Online)