Prej kohësh larg muzikës, Tuna angazhohet me një kauzë shumë humane!

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 12:09
Prej kohësh larg muzikës, Tuna angazhohet me një kauzë shumë humane!

Prej kohësh, Tuna nuk është aktive në muzikë dhe të gjithë presin me padurim një rikthim të këngëtares. Megjithatë këto kohë, artistja duket se ka qenë e angazhuar me kauza akoma më të rëndësishme.

Së fundmi është mësuar se këngëtarja ka marrë një nismë të re. Ajo i është bashkuar një organizate zvicerane të quajtur “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve) dhe kauza për të cilën është angazhuar këngëtarja është mjaft humane.

Këngëtarja ka publikuar në Instastory, një fotografi ku shfaqet me anëtarët e organizatës dhe e shoqëron me mbishkrimin “Gati për rrugëtimin tonë!”.

Së bashku me pjesëtarët e tjerë të organizatës, Tuna do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Për sa i ppërket muzikës, projekti i radhës për Tunën do të jetë bashkëpunimi që ka realizuar me Dafina Zeqirin. Kjo e fundit zbuloi pak ditë më parë gjithë detjaet nga albumi i saj i ri dhe i surprizoi të gjithë me emrin e Tunës. Dy vajzat kanë lënë pas të gjitha armiqësitë e së shkuarës dhe kanë bashkuar forcat me njëra-tjetrën për një këngë që do mban titullin “Sunny Hill”. Detajet për publikimin e projektit nuk dihen ende, ndaj do të na duhet të presim dhe pak të mësojmë gjithçka rreth tij.

(Kosova Sot Online)