Rasti Thodex del sërish në skenë/ Kallëzim penal për gjithë personazhet VIP që kishin lidhje me kompaninë

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 14:06
Rasti Thodex del sërish në skenë/ Kallëzim penal për gjithë personazhet VIP që kishin lidhje me kompaninë

I ashtuquajturi “bosi” turk i kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer vijon të jetë në arrati ku sipas mediave të huaja, dyshohet se ai fshihet në Shqipëri.

Por së fundmi po ndodh një zhvillim i ri në lidhje me këtë rasti.

Sipas mediave turke është ngritur një kallëzim penal për të gjithë personazhet e njohura në Turqi që merrnin pjesë në reklamat e 'Thodex'  kompania e drejtuar nga Ozer.

Madje aty i është kërkuar të deklarojnë pasurinë e tyre pasi Ozer mori para dhe u largua nga Turqi më 20 prill të këtij viti.

Gjithashtu në pyetje është marrë dhe e dashura e Ozer një modele e njohur që jetonte në rezidencën ku ishte selia e Thodex.

Asaj i është kërkuar të identifikojë personat që hynin dhe dilnin nga ndërtesa.

 Ekonomistiti kompanisë  ka dhënë dhe 20 emrave të famshëm, përfshirë Gezge Ulusoy, Ebru Şallı, Burcu Esmersoy.

 Është kërkuar gjithashtu të shqyrtojnë dhe regjistrimet e takimeve midis këtyre personazheve dhe Faruk Fatih Özer.

Sinan Keskin, avokat i viktimave të Thodex, tha: "Ne kemi paraqitur një kallëzim penal në prokurori për të zbuluar lidhjet, mes modeleve, aktorëve dhe figurat publike të cilët ishin në kontakt me Fatih Faruk Özer."

(Kosova Sot Online)