A është ndarë Riniani me avokaten spanjolle? Reagon ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ dhe zbulon të vërtetën

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 10:19
A është ndarë Riniani me avokaten spanjolle? Reagon ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ dhe zbulon të vërtetën

Një ditë më parë në media qarkulloi lajmi se Rinian Leka, i kishte dhënë fund romancës me avokaten Anisa Berliku.

Por, për këto lajme ka reaguar Riniani i cili ka publikuar disa video ku shfaqet mjaft i lumtur përkrah, Anisa Berliku, një avokate që ka studion e saj ligjore në Barcelonë të Spanjës.

Me Anisën ai u njoh sa hap e mbyll sytë gjatë një takimi rastësor me miq të përbashkët dhe kaq u desh që ai të niste jetë të re pranë saj në Barcelonë. Për më tepër, ajo është edhe nënë e një vajze.

Si fillim në rrjet qarkulluan disa foto të Lekës me të dashurën e tij, teksa përqafoheshin në aeroport dhe nuk vonoi shumë dhe iu zbulua identiteti.

Më pas portretin e Anisës e zbuluan miqtë duke publikuar një foto të realizuar gjatë festës së “Përputhen”.

E pasi gjeti dashurinë, të gjithë mendonin se në lojë ai hyri vetëm për famë.

Gjatë kohës që ishte në “Përputhen”, menjëherë ndjekësit e programit nisën të gërmonin për të shkuarën e tij, duke u akuzuar shumë për një lidhje jashtë emisionit.

Por në “Përputhen Prime”, Riniani zbuloi marrëdhënien që kishte me një vajzë ruse, histori tashmë e mbyllur.

(Kosova Sot Online)