Mosha thjesht një numër, Mimoza Mustafa duket për mrekulli në plazh

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 10:54
Mosha thjesht një numër, Mimoza Mustafa duket për mrekulli në plazh

Një nga këngëtaret që merr vëmendje me paraqitjet e saj, pa dyshim që është edhe Mimoza Mustafa.

Këngëtarja shqiptare, e cila njihet prej vitesh dhe ka një numër të madh fansash, së fundmi ka postuar një foto ku është shfaqur në bikini. Si zakonisht, edhe këtë herë Mimoza e dëshmoi se mosha për të është thjesht vetëm numër.

Theksojmë se Mimoza dhe Shkumbini janë prindër të dy fëmijëve, Rozafa dhe Bojkeni. Mimoza hyri në botën e muzikës në vitet 1995-1996 e që atëherë editoi 5 albume, të cilat u pëlqyen mjaft nga ana e publikut.

Prej fillimit, Mimoza ka patur një qëndrim të bukur në skenë dhe një elegancë që rrëmbente zemrat e publikut. Shkumbi Kryeziu gjithashtu është këngëtar i popullarizuar dhe njëherësh edhe producent i Produksionit filmik dhe muzikor “LABIA” në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)