Bebe Rexha zbulon pothuajse çdo gjë, këngëtarja shfaqet me fustan transparent në eventin e rëndësishëm dhe tregon linjat trupore të kolme

  • G.G /
  • 31 August 2021 - 11:47
Bebe Rexha zbulon pothuajse çdo gjë, këngëtarja shfaqet me fustan transparent në eventin e rëndësishëm dhe tregon linjat trupore të kolme

Bebe Rexha tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me look-un që kishte zgjedhur për shfaqjen “Dolce and Gabbana” në Venecia, të hënën.

32-vjeçarja kishte veshur një fustan me printe gjarpri, i cili kishte dekolte shumë të hapur, që tregonte se Bebe nuk kishte veshur reçipeta, si dhe një të çarë në mes të këmbëve në pjesën e përparme. Në zonën e belit, ajo kishte një zemër të formuar me gurë në ngjyrë të kuqe. Këngëtarja i kishte lënë flokët e lëshuar, me onde natyrale dhe kishte bërë make up profesional, që i theksonte sytë.

Këngëtarja fillimisht pozoi para kamerave me duart në ijë, e më pas u kthye me kurriz për të treguar të pasmet e saj bombastike. Ajo kishte zgjedhur një palë taka të kuqe për t’i kombinuar edhe me ngjyrën e thonjve të saj, duke kompletuar kështu të gjithë pamjen.

Fustani i tregonte Bebes pothuajse çdo gjë, pasi ai ishte transparent, megjithatë, ajo nuk e kishte aspak problem dhe ecte me shumë vetëbesim në tapetin e kuq.

Në këtë event morën pjesë edhe personazhe të tjerë të famshëm, si Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj, travis Barker, Lady Kitty Spencer dhe January Jones.

(Kosova Sot Online)